Rënia e shpejtë e funksionit të veshkave dhe lidhja me depresionin
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 19 October 2021
Sëmundja kronike e veshkave është shumë më e përhapur sesa njerëzit mund ta mendojnë.Shpesh kjo sëmundje kalon pa u zbuluar ose diagnostikuar derisa ajo fillon të përparojë. Shumë njerëz e zbulojnë këtë sëmundje vetëm kur funksioni i veshkave arrin nën vlerën normale.
Ndërkohë që ky problem përparon dhe funksioni i organit dëmtohet rëndë, nivelet e rrezikshme të mbetjeve dhe lëngjeve mund të mblidhen me shpejtësi në trup. Në këtë rast trajtimi ka për qëllim ndalimin ose ngadalësimin e përparimit të sëmundjes. Studiuesit prej kohësh kanë vënë re se individët me këtë sëmundje shpesh vuajnë edhe nga depresioni. Prandaj ata kyren një studim për të zbuluar lidhjen midis tyre. Në bazë të të dhënave, ju njeh shkurtimisht me rezultatet e studimit.
Çfarë tregon studimi?
Në një studim të fundit ku u mbikqyrën persona të rritur me veshka të shëndetshme, studiuesit zbuluan se ata me depresion ishin më të prirur të zhvillonin një përkeqësim më të shpejtë se normalja, e funksionit të veshkave. Autori kryesor, Dr. Xianhui Qin nga Universiteti i Mjekësisë në Kinën Jugore, shpjegon: “Kjo sëmundje është një rrezik për zhvilliminin e sëmundjeve kardiovaskulare, dështimin e veshkave dhe vdekshmërinë në të gjithë botën. Prandaj, identifikimi i faktorëve të rrezikut mund të zvogëlojë ndërlikimet e lidhura me të.” Dr. Qin dhe bashkëautorët e studimit analizuan të dhënat e presonave me veshka të shëndetshme dhe i ndoqën rastet një e nga një, për 4 vite.
Studiuesit matën funksionin e veshkave dhe vlerësuan simptomat e depresionit tek individët në studim.
Pas studimit të faktorëve demografikë, psikosocialë ose klinikë, ekipi gjeti një lidhje midis simptomave të depresionit dhe rënies së shpejtë të funksionit të veshkave. Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se individët me simptoma të theksuara depresive, kishin një rrezik 39% më të madh të rënies së shpejtë të funksionit të veshkave.
Shkaktarët e mundshëm
Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit mendor, i cili është i përhapur tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave.
Depresioni mund të aktivizojë disa mekanizma që mund të kontribuojnë në përkeqësimin e shpejtë të funksionit të veshkave. Ato mund të jenë:
Inflamacioni
Sipas autorëve të studimit, rezultatet kanë treguar se njerëzit me depresion kanë nivele më të larta të proteinave inflamatore që qarkullojnë, të quajtura citokina. Ato mund të shkaktojnë procese autoimune që çojnë në mosfunksionim të endotelit, i cili është shtresa e qelizave që rreshtojnë enët e gjakut. Dhe mund të shkaktojë edhe fibrozë të veshkave, e cila çon në ndërlikime të tjera.
Stili i jetesës
Autorët e studimit sugjerojnë gjithashtu që sjelljet e lidhura me shëndetin, të tilla si mënyra e të ushqyerit, ndërveprimi i reduktuar shoqëror, pasiviteti fizik dhe moskërkimi i kujdesit mjekësor, gjithashtu mund të ndikojnë duke dëmtuar funksionin e veshkave. Në fund të studimit autorët u shprehën se është e nevojshme që të kryhen ende kërkime më të detajuara rreth kësaj lidhjeje të mundshme. Në këtë mënyrë mund të njihemi më tepër me mundësitë e trajtimit të këtyre problemeve shëndetsore./
Të tjera
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...