Lajme

Rënia e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 05 February 2020

Pas 13 vjetësh në pushtet Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në taborin opozitar. Përveçqë PDK-ja nuk po e pranon që ka pësuar rënie, nuk po e pranon as fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit. Për PDK-në 2-3 deputetë nuk e përcaktojnë rënien ose shkëlqimin e ndonjë partie

Partia Demokratike e Kosovës, pas më shumë se një dekade në qeverisje, është zhvendosur nga ulëset qendrore të Kuvendit të Kosovës në ato anësore, ku zë vend blloku opozitar. Zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar e radhitën PDK-në si partinë e tretë, duke e lënë pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas këtyre zgjedhjeve partisë që tash udhëhiqet nga Kadri Veseli nuk iu dha asnjë mundësi për bashkëpunim qeveritar as nga partia e parë e as nga e dytë. Kjo për shkak të akuzave që LVV-ja e LDK-ja ia kanë bërë PDK-së për keqqeverisje gjatë kohës sa ka qenë në pushtet. Gjithashtu kjo konsiderohet të jetë arsyeja kryesore për rënien e PDK-së, që ish-partia e Hashim Thaçit e mori si ndëshkim nga populli, shkruan tutje “Zëri”.

-Advertisement-

Sipas analistëve, PDK-ja ka mundësi që duke u bërë opozitë racionale, gjë për të cilën kanë rezerva, mund të pastrohet dhe t’ia sigurojë vetes një radhitje më të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Ata theksojnë se në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes Partia Demokratike duhet ta pranojë realitetin e të qenit në opozitë dhe arsyen pse është atje, t’i reformojë strukturat e partisë dhe në krye të saj të vendosë njerëz me besueshmëri dhe t’i përdorë me arsye e me dinjitet mandatet opozitare.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera