Rënia e numrit të nxënësve – kërkohet organizim i procesit mësimor, të përmirësohet edhe infrastruktura
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 November 2023
Shkollat në vend po përballen me rënie të vazhdueshme të numrit të nxënësve. Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134 366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3%. Kjo dukuri po shihet me shumë shqetësim nga ekspertë të arsimit të cilët kërkojnë organizim të procesit, madje thonë se duhet të përmirësohet edhe infrastruktura shkollore.
Argjend Osmani, njohës i arsimit, tha se Kosova po kalon në një fazë të rënies së numrit të nxënësve, prandaj kjo edhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë në arsim. Ai shtoi që ndikim të madh ka edhe infrastruktura e cila duhet të përmirësohet sidomos në zonat rurale.
“Padyshim jemi në një fazë të rënies së numrit të nxënësve dhe këtë kontekst është shumë e rëndësishme të cekët që kjo do të ndikoj edhe në organizmin e mësimit në të ardhmen për shkak se në rajonet rurale do të kemi një forme të hapësirave ,në rajonet urbane siç është shembull Prishtina apo edhe Prizreni disa qytete tjera të mëdha mund të këtë edhe nevojë për hapësirat të reja andaj duhet shikuar dhe duke analizuar çdo rast veç e veç, por padyshim përmirësimi i infrastrukturës shkollore ndikon në të mirë a do të kemi tepricë të hapësirave nuk besoj duke u nisur nga fakti se shumica shkollave ende punojnë me dy ndërrime dhe ende kushtet nuk janë të kënaqshme”.
Kur foli për blerejn e librave nga prindërit, Osmani tha ky lloj furnizimi me libra edhe ka qenë më i kushtueshëm se vitet e kaluara, por ka hasur edhe në pakënaqësi te prindërit. Kjo thotë ai ka ndikuar negativisht duke marrë për bazë fazën e tarnzivionit që po kalon arsimi në vend.
“Pa dyshim që ndërrimi i sistemit të furnizimit të nxënësve me tekste mësimore ka shkaktuar problemet të shumta dhe të natyrave të ndryshme ,natyrisht që reagimi i prindërve ka qenë plotësisht i arsyeshëm dhe me vend për shkak se janë krijuar telashe dhe vështirësi krejtësisht të panevojshme dhe në fund të fundit i gjithë ky projekt i furnizimit ka kushtuar shumë më tepër se sa që ka kushtuar në të kaluarën kur vet Ministria ka marrë këtë barrë të furnizimit të tyre”.
“Ka ndikuar shumë negativisht për shkak se edhe sistemi i arsimit ka kaluar dhe është duke kaluar nëpër një fazë të rënd tranzicioni dhe shquhet me një cilësi jo të kënaqshme gjithmonë duke u bazuar edhe në rezultate të testimeve ndërkombëtare por edhe në perceptimin e vazhdueshëm që kanë pra ekspertet e kësaj fushe andaj një problematik shtesë e kësaj natyre nuk i ka shërbyer aspak në të mirë ngritjes së cilësisë por në të kundërtën ka krijuar vështirësi që në masë të dukshme ka ndikuar që nxënësit mos të pajisen me tekste mësimore në kohë të duhur dhe natyrisht kjo pastaj e vështirëson procesin e mësimdhënies”.
Përderisa Rinor Qehaja, drejtor i Institutit “EdGuard”, tha subvencionimi ka prezantuar një metodologji më të mirë dhe të ndryshme sesa ajo e kaluara duke furnizuar të gjithë fëmijët me libra.
“Shpërndarja e teksteve shkollore përmes subvencionimit për ekonominë familjare ka prezantuar një metodologji më të ndryshme nga ajo e mëparshme ku MAShT ka furnizuar shkollat me tekste shkollore dita-ditës, i cili ka përfituar nga kjo situatë padyshim që është një përfshirje më e drejtpërdrejtë e fëmijëve dhe prindërve në procesin e blerjes pra, një përkushtim më i madh për të mësuar, ndërsa disavantazhet janë të shumta që janë paraqitur nga vetë bashkësia e prindërve dhe kalojnë nga procesi i vonuar i fillimit të subvencionimit në pamundësinë dhe mungesën e ndërgjegjësimit të të gjithë prindërve për të aplikuar në procesin e subvencionimit”.
”Por kjo është pastaj është përgjithësia e institucioneve që të garantoj se e njëjta gjë nuk do të përsëritet, pra këto ngecje që janë raportuar këtë vit nuk guxojnë të ripërtëritjen në vitet në vijim”.
Ndër të tjera ai shtoi se ajo që mungon në shkolla janë pajisjet, mjetet didaktike, mjete konkretizimi në për hapësira leximi, por edhe pajisjet e internetit që në këtë kohë të zhvillimit të teknologjisë janë esenciale. /EO/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...