Lajme

Rënia e Lutfi Hazirit dhe ngitja e Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 18 October 2021

Pavarësisht se ishte i bindur se do ta fitonte komunën e Gjilanit pa balotazh, Lutfi Haziri i LDK-së nuk arriti ta bënte një gjë të tillë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pas kandidati i LVV-së, Alban Hyseni, arriti të dalë i pari në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ.

Hyseni ka marrë 18,029 vota apo 44,50%, kurse Haziri u votua nga 17,777 qytetarë apo 43,88%.

-Advertisement-

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, LDK në komunën e Gjilanit ka pësuar renje për 1,978 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje është ngritur për 5,415 vota.

Në vitin 2017 në raundin e parë, i pari kishte dalë Lutfi Haziri me 19,755 vota apo 43,51, kurse i dyti kishte dalë kandidati i atëhershëm i LVV-së, Sami Kurteshi, i cili kishte marrë 12,614 vota apo 27,78%.

Edhe para katër viteve, por edhe kësaj radhe komuna e Gjilanit do ta zgjedhë kryetarin e ri me balotazh.

Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri do ti matin ‘forcat’ edhe njëherë me 14 nëntor.

Më poshtë keni rezultatet pas raundit të parë në vitin 2017 dhe 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera