Lajme

Rëndohet gjendja/ Europa në alarm nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 25 September 2020

Zyrtarët europianë të shëndetësisë i kërkuan në Bruksel vendeve anëtare të bllokut te marrin masa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre me qëllimin te parandalohet rikthimi i karantinës së konsideruar shkatërruese për ekonominë.

Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin. Paralajmërimet vijnë ndërsa pjesa më e madhe e Europës po sheh një rritje të rasteve me COVID-19 dhe një raund të ri masash kufizuese që synojnë ndalimin ose të paktën ngadalësimin e përhapjes së infeksionit.

Duke folur në një konferencë shtypi, komisionerja e BE-së për Shëndetësinë, Stella Kyriakides tha se ky është një moment vendimtar për organizatën dhe mund të jetë siç shtoi ajo, shansi i fundit për të parandaluar një përsëritje të bllokimeve që u vendosën në pranverë e që paralizuan ekonominë e rajonit. Kyriakides theksoi se disa vende anëtare po shohin situata që janë edhe më të rënda sesa gjatë kulmit të pandemisë në mars.“Është arsye vërtet për t’u shqetësuar.

-Advertisement-

Për të qenë me të qartë, kjo do të thotë se masat e marra thjesht nuk kanë qenë mjaft efektive ose nuk janë zbatuar ose ndjekur siç duhej të ishin”, tha ajo. Kyriakides nënvizoi se qeveritë duhet të kenë kapacitete të mjaftueshme testuese, të kryejnë gjurmimin rigoroz të kontakteve, mundësi të mira për izolim si dhe komunikim më të mirë mbi rreziqet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera