Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 22-të

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 01 March 2021

Më dy ndeshjet e zhvilluara sot (e hënë) është mbyllur edhe xhiroja e 22-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Feronikeli e ka mposhtur në udhëtim Arbërinë me rezultat 0-3, kurse Drenica dhe Gjilani i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras 0-0.

Pas javës së 22-të, Superligës i prinë Drita me 47 pikë, ndjekur nga Ballkani me 45 sosh, kurse Prishtina renditet e treta me 44 pikë.

-Advertisement-

Gjilani pozicionohet i katërti me 32 pikë, ndërsa Trepça ’89 mbetet e pesta me 28 sosh, duke lenë prapa Feronikelin me 27 pikë.

Llapi pozicionohet i shtati me 26 pikë, kurse Arbëria ka zbritur në pozitën e tetë me 25 sosh.

Drenica vazhdon të jetë e parafundit me 24 pikë, ndërsa Besa mbetet e fundit me 7 sosh.

Më poshtë keni renditjen e Superligës pas javës së 22-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera