Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së shtatë, ja cila skuadër kryeson

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 30 September 2021

Me dy ndeshjet e zhvilluara pasditen e së enjtes është mbyllur edhe xhiroja e shtatë e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Dukagjini i Klinës e ka fituar përballjen ndaj Dritës me rezultat 2-1, kurse Prishtina dhe Ulpiana i kanë ndarë pikët, duke luajtur baras me shifrat 1-1.

Pas përfundimit të javës së shtatë, Superligës i prinë Drenica me 14 pikë, ndjekur nga Ballkani me 13 sosh dhe Gjilani që tani ka 12 pikë.

-Advertisement-

Malisheva renditet e katërta me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita që pozicionohet e pesta, kurse vendi i gjashtë i takon Prishtinës me 9 pikë.

Feronikeli zë vendin e shtatë me 7 pikë, ndërkaq Dukagjini ka kaluar në pozitën e tetë me 6 pikë, aq sa ka edhe Ulpiana që renditet e nënta, kurse Llapi mbetet i fundit me vetëm 2 pikë.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së shtatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera