Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së katërt, kjo skuadër befasisht kryeson  

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 16 September 2021

Me dy takimet e zhvilluara pasditen e së enjtes, është mbyllur edhe xhiroja e katërt e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtina dhe Gjilani i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras me rezultat 1-1, kurse Drenica ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana me shifrat 1-0.

Pas përfundimit të javës së katërt, Superligës së Kosovës i prinë Drenica me 10 pikë, ndjekur nga Ballkani dhe Drita me nga 8 sosh.

-Advertisement-

Malisheva renditet e katërta me 7 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet i pesti me 6 sosh.

Gjilani zë vendin e gjashtë me 6 pikë, ndjekur Prishtina, Dukagjini e Llapit me nga 2 sosh, kurse Ulpiana mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së katërt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera