Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 35-të

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 16 May 2021

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e elitës së futbollit kosovar të zhvilluara në kuadër të xhiros së 35-të, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Prishtinës e ka mposhtur në udhëtim Gjilanin me rezultat 1-2 dhe është shpallur kampione e Kosovës një xhiro pa përfunduar kampionati me 78 pikë.

Drita ka fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 0-3 dhe vazhdon të renditet e dyta me 73 pikë, pozitë kjo që dërgon në Evropë.

-Advertisement-

Ballkani pavarësisht fitores 4-3 ndaj Trepçës ’89 mbetet i treti me 71 pikë, duke shpresuar që në xhiron e fundit të ia rrëmbej Dritës pozitën e dytë për dalje në Evropë.

Pavarësisht disfatës nga Prishtina, Gjilani mbetet i katërti me 48 pikë, kurse pozita e pestë i takon Llapit me 42 pikë, aq sa ka edhe Drenica që pozicionohet e gjashta.

Feronikeli i shtati me 41 pikë, Arbëria e teta me 40 sosh dhe Trepça’ 89 e nënta me 39 pikë do të luftojnë në xhiron e fundit për të shpëtuar nga renja në Ligën e Parë dhe nga zona e barazhit, ndërsa Besa me 12 pikë ka kohë që matematikisht ka renë në Ligën e Parë.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar një xhiro pa përfunduar kampionati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera