Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas xhiros së 13-të

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 22 November 2020

Me dy takimet e zhvilluara sot (e diele) është mbyllur xhiroja e 13-të e elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka mposhtur Llapin me rezultat 4-2, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, e më rezultat të njëjtë 4-2 ka triumfuar edhe Prishtina ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Ndërkohë të shtunën, Feronikeli e ka munduar Arbërinë me rezultat 1-0, e me shifrat 1-0 ka fituar edhe Gjilani ndaj Drenicës, kurse Drita e ka mposhtur në udhëtim Besën e Pejës me rezultat 4-1.

-Advertisement-

Pas javës së 13-të, Ballkani vazhdon kryesimin në Superligë me 29-të pikë, tri më shumë se Drita që renditet e dyta, por që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

Gjilani pozicionohet i treti me 23 pikë, ndjekur nga Prishtina e Drenica që kanë arkëtuar nga 18-të sosh.

Feronikeli renditet i 6-ti me 15-të pikë, një me shumë se Arbëria dhe Trepça ’89 që zënë vendin 7-të dhe 8-të.

Llapi mbetet i parafundit me 8-të pikë të grumbulluar, kurse Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 5 pikë.

Më poshtë keni renditjen e Superligës së Kosovës pas xhiros së 13-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera