Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas përfundimit të xhiros së 14-të, ja kush kryeson

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 21 November 2021

Me ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është mbyllur edhe xhiroja e 14-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Llapit e ka mposhtur Ballkanin me rezultat të thellë 4-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin e Merdarit në Podujevë.

Pas xhiros së 14-të Superligës së Kosovës i prinë Gjilani me 25 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Ballkani mbetet i treti me 24 sosh.

-Advertisement-

Llapi është ngritur në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Drenica ka zbritur në pozitën e pestë me 20 sosh.

Prishtina vazhdon të jetë e gjashta me 20 pikë, ndërkaq Ulpiana renditet e shtata me 18 sosh, duke lenë në vendin e tetë Malishevën me 15 pikë.

Dukagjini pozicionohet i nënti me 15 pikë, kurse Feronikeli mbetet i fundit me 10-të sosh.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas xhiros së 14-të./Gazeta inFokus/

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera