Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas javës së 23-të

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 07 March 2021

Me takimin e zhvilluar ndërmjet Feronikelit dhe Dritës është mbyllur gjiroja e 23-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kampionët aktual shënuan fitore të madhe në udhëtim te ‘Nikli’ me rezultat minimal 1-0, me supergolin e shënuar nga Festim Alidema në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje, Drita ka rimarr kreun e tabelës me 50 pikë, kurse Feronikeli ka mbetur i gjashti me 27 sosh.

-Advertisement-

Ballkani vazhdon të jetë i dyti me 48 pikë, kurse Prishtina e treta me 47 sosh.

Gjilani renditet i katërti me 33 pikë, kurse Trepça ’89 e pesta me 31 sosh.

Llapi dhe Arbëria ndajnë pozitën shtatë dhe tetë me nga 26 pikë, kurse Drenica vazhdon të jetë e nënta me 24 pikë, duke lenë në fund Besën e Pejës me vetëm 7 pikë të arkëtuar.

Në poshtë keni renditjen e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 23-të./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera