Sport

Renditja e Superligës së Kosovës pas javës së 20-të        

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 21 February 2021

Me dy takimet e zhvilluara sot (e diele) është mbyllur xhiroja e 20-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ballkani e ka mposhtur Feronikelin me rezultat minimal (1-0) dhe e ka rimarr kreun e tabelës pas disa javësh.

Suharekasit tanimë kanë shkuar në kuotën e 44 pikëve, aq sa ka edhe Drita që pas humbjes (1-2) nga Trepça ’89 ka zbritur në pozitën e dytë.

-Advertisement-

Vendi i tretë i takon Prishtinës që ka 38 pikë, duke lenë prapa Gjilanin me 30 sosh, kurse Trepça ’89 pozicionohet e pesta me 25 pikë, një më shumë se Feronikeli që ka mbetur i gjashti.

Me fitoren (3-1) ndaj Gjilanit, Llapi ka kaluar në pozitën e shtatë me 23 pikë, duke lenë pas Arbërinë me 22 sosh, kurse Drenica vazhdon te jetë e 9-ta me 20 pikë, ndërsa Besa e Pejës e fundit me vetëm 7 sosh.

Më poshtë keni renditjen e elitës së futbollit kosovar pas javës së 20-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera