Sport

Renditja e “Four Four Two”, Lionel Messi më i miri i 25 viteve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 24 April 2020

Prestigjiozja britanike “Four Four Two”, e ngjashme me “France Football” në renditjet historike të futbollit, ka publikuar një renditje të 25 futbollistëve më të mirë të 25-vjeçarit të fundit. Për këtë revistë nuk ka asnjë dyshim: më i miri është Lionel Messi.

Numri 10 “blaugrana” lë pas emra të tjerë të mëdhenj si rivalin e tij të përjetshëm, Ronaldo, Zidane apo Ronaldihno. Në këtë listë në 10-shen e parë janë 6 lojtarë që kanë luajtur me Barcelonën: Ronaldo Nazario (4), Ronaldinho Gaúcho (5), Thierry Henry (6), Xavi Henández (7) dhe Andrés Iniesta (8). Këtyre u shtohen lojtarë të tjerë që e kanë veshur fanellën e Barcelonës gjatë karrierës së tyre: Rivaldo (11), Luis Figo (16), Sergio Busquets (20) dhe Romario (23).

Messi ka shënuar 603 gola në 687 ndeshje me Barcelonën. 6 herë fituesit e “Topit të Artë” nuk shquhet vetëm si goleador, por edhe krijues rastesh dhe asistues (pasime për gol). Messi është thejsht më i miri.

-Advertisement-

Renditja

LEO MESSI.

CRISTIANO RONALDO

ZINEDINE ZIDANE

RONALDO NAZARIO

RONALDINHO GAUCHO

THIERRY HENRY

XAVI HERNÁNDEZ

INIESTA

PAOLO MALIDINI

ROBERTO BAGGIO

RIVALDO

FABIO CANNAVARO

RYAN GIGGS

KAKÁ.

WAYNE ROONEY.

LUIS FIGO

GABRIEL BATISTUTA

ERIC CANTONA

LUKA MODRIC

SERGIO BUSQUETS

RAÚL GONZÁLEZ

PAUL SCHOLES

ROMARIO

SERGIO RAMOS

GIANLUIGI BUFFON

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera