Shëndetësi

Rëndësia që ka konsumimi i ujit në jetën tonë

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 29 November 2019

Uji është më i domosdoshëm për trupin më shumë se gjithçka tjetër që mund të konsumoni. Uji mundëson funksionimin e organeve në mënyrën e duhur, prandaj moskonsumimi i tij në sasinë e duhur mund të jetë diçka fatale.

Sipas Rehydration Project, 1.35 milion njerëz nëpër botë vdesin nga efektet e dehidratimit çdo muaj.

Por çfarë ndodh saktësisht nëse nuk pini sasinë e duhur (2 litra) të ujit në ditë? Dëmet në trup janë të mëdha.

-Advertisement-

Nivelet e plazmës ulen çka sjell rritjen e përqendrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Kjo gjë e bën më të vështirë transportimin e qelizave të rëndësishme, mineraleve, nutrientëve dhe oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.

Zemra punon më shumë nga sa duhet (sforcohet). Zemrës i duhet të punojë më shumë se zakonisht për të sjellë të njëjtën sasi energjie në muskuj. Prandaj, kur jeni të dehidratuar rrahjet e zemrës përshpejtohen.

Në rast dehidratimi, gjaku qarkullon me vështirësi në trup duke bërë që të rritet presioni i tij, si pasojë, shkaktohen dhimbjet e kokës.

Trashja e gjakut prek edhe një organ shumë të rëndësishëm, siç është truri. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, ulet veprimtaria e trurit dhe do të keni probleme me kujtesën.

Nëse veshkat nuk kanë mjaftueshëm ujë për të nxjerrë jashtë trupit mbetjet, do të përballeni me probleme. Këto probleme mund të jenë infeksione urinare, deri te sëmundje serioze.

Trupi e humbet aftësinë për të rregulluar temperaturën. Djersitja, që është një proces i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, nuk ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të ujit. Si rrjedhojë, muskujt nuk funksionojnë mirë.

Kur nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, lëkura fillon të rrudhoset dhe plaket para kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera