Rëndësia e sallatës jeshile, spinaqit dhe karotës
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 11 October 2017
Sallata jeshile, spinaqi dhe karota janë bimë shumë të rëndësishme të dietës së njeriut. Përmbajtja e lartë e disa lëndëve specifike (karotenoideve) e bën në mënyrë të veçantë karotën shumë të rëndësishme për mirë rritjen e fëmijëve. Ndonëse bëjnë pjesë në familje të ndryshme, këto bimë kanë shumë gjëra të përbashkëta, si lidhur me kërkesat e tyre për tokë dhe klimë, ashtu edhe në mënyrën e kultivimit të tyre.
Që të tri, këto bimë janë të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta. Ato durojnë ulje të temperaturës deri në -5, -60C. Për këtë arsye në zonat e ngrohta ato kultivohet në fushë të hapur edhe gjatë dimrit. Ndërkohë, sidomos sallata jeshile dhe spinaqi kanë kërkesa të mëdha për dritë. Kur ato mbillen dendur, ose në bashkëshoqërim me bimë të tjera që i hijezojnë, formojnë bimë të dobëta, ta pazhvilluara mirë dhe pa shije.
Sallata jeshile dhe spinaqi janë bimë të ditës së shkurtër. Kur dita zgjatet mbi 12 orë nxjerrin kërcejtë lulorë dhe lulëzojnë. Kjo është arsyeja, që këto bimë duhet të mbillen në vjeshtë, ose herët në pranverë. Kohët e fundit janë krijuar megjithatë kultivarë sallate që mund të rriten pa lulëzuar edhe gjatë verës.
Kërkesat për ujë, tokë dhe plehra të sallatës, spinaqit dhe karotës janë të mëdha. Në kushtet e mungesës së ujit, gjethet e sallatës mbeten të vogla dhe të ashpra, kurse frut rrënjorët e karotës të parritur dhe të deformuar. Ato kërkojnë toka të lehta, të pasura me lëndë organike dhe që e ruajnë mirë lagështinë, të përgatitura mirë dhe të punuara thellë. Sallata dhe spinaqi zhvillojnë masë të madhe vegjetative kur plehërohen me plehra azotike. Por shpërndarja e tyre duhet bërë me kujdes sepse teprica e tyre në tokë bën që në gjethet e bimëve të grumbullohen me shumicë lëndë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Për të parandaluar këtë rrezik, plehërimet me plehra azotike ndërpriten 3-4 javë përpara fillimit të vjeljes.

T� tjera
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
































