Sport

Remzi Ejupi: Federata po bënë presion të madh që ndeshja mos të zhvillohet në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 15 May 2018

Sot u mbajt takim në ambientet e stadiumit ndërmjet zyrtarëve të Komunës, të Ministrisë, ndërtuesit, klubit dhe të federatës.

Takimi kishte shumë tension përshkak këmbëngulësisë e presionit nga ana e FFK-s që kjo ndeshje mos të zhvillohet në stadiumin e qytetit. E këtë motiv të zyrtarit të FFK-s, zëvendëssekretari, Arianit Ahmeti, nuk e kupton më askush. Sidoqoftë MKRS do të vendos pasdite se a do të zhvillohet ndeshja në stadiumin e qytetit a jo, megjithatë shpresa vazhdon të mbesë në klub, shkruan infokusi.

Remzi Ejupi: Federata po bënë presion të madh mos të zhvillohet ndeshja

“Për të luajtur në stadium janë deklaruar për Komuna, Ministra edhe punëkryesi dhe janë pajtuar se një pjesë e madhe e punimeve janë kryer, kurse përfaqësuesi i federatës vazhdimisht ishte kundër duke e potencuar vazhdimit se kush e merr përgjegjësinë, se stadiumi nuk është i licencuar, e se nuk i plotëson kushtet pa e marrë licencën nga FFK.

-Advertisement-

Kurse ne e dimë sa shumë stadiume janë të licencuara me kushte minimale apo s’kanë fare kushte edhe ky del të jetë që është problemi. Mua më ka befasuar dhe më ka habitur, sepse dje e takova kryetarin e federatës dhe dukej dhe u bind të ishte dakord, kurse brenda natës nga mbrëmë e deri sot ka ndryshuar qëndrimi. Presioni ka ardhur nga federata që mos të luhet ndeshja në stadiumin e qytetit dhe të luhet diku tjetër, ku do tjetër vetëm këtu jo. Dhe duan që federata të jetë ajo e para që e bënë hapjen, e unë them se nuk do të bëjmë hapje.

Ne ende shpresojmë nga ministri ta mbështet kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet këtu. Pra, po shihet që është luftë meritash kush do ta prej shiritin, e ne nuk po presim shirit, por po duam të zhvillojmë vetëm ndeshjen e shiritat mund të prehen edhe më vonë. Fundi i fundit kjo është meritë e qytetarëve, për arsye se ky stadium është ndërtuar me taksa të qytetarëve e jo me taksat e askujt personale. Përfundimisht mendoj që fajtor është presioni i madh dhe kryesor nga federata që mos të zhvillohet kjo ndeshje këtu.
Megjithatë, prapë unë besoj që pasdite do të vendoset që ndeshja të luhet këtu”, ka thënë kryetari i klubit, Remzi Ejupi pas takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera