Opinione

Remitancat dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e punësueshmërisë

Autori: Kapllan Xh Halimi 17:09 | 21 May 2020

Një valë e re e kësaj krize globale do të godasë vendet në zhvillim këtë vit. Jo përmes virusit vetë, jo përmes mbylljeve ekonomike brenda atyre vendeve, por përmes zvogëlimit të parave që emigrantët ndërkombëtarë dërgojnë në shtëpi: dërgesat e tyre (remitencat). Dërgesat (remitencat) janë burimi më i madh i financave të zhvillimit ndërkombëtar. Projeksionet e Bankës Botërore që dërgesat për vendet në zhvillim do të bien me 23 përqind këtë vit – deri në 445 miliardë dollarë amerikanë, përkundrejt 574 miliardë dollarëve që ajo kishte parashikuar pa ndodhur kriza për vitin 2020.

Nga kjo krizë do të preket edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor i cili pritet të hyjë në një recesion ekonomik në vitin 2020, për të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor, Banka Botërore parashikon që do të pësojnë rritje negative, pasi ato vazhdojnë të luftojnë me ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19 (Coronavirus).

Rritja ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë mes -3 dhe -5.6 për qind, sipas Raportit të fundit të rregullt ekonomik të Bankës Botërore (RER) – i cili përdor një skenar fillestar dhe një skenar anësor përballë një pasigurie të lartë të sjellë nga pandemia. Skenari fillestar supozon se hapja ekonomike në Evropë fillon të jetësohet mjaft shpejt, në mënyrë që masat e kontrollit të mund të ngrihen dhe hapja totale të ndodh deri në fund të qershorit dhe një rikuperim gradual mund të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Skenari i anësor supozon zgjatjet e shpërthimit dhe masat e kontrollit të vazhdojnë ende, aktualisht skenari i parë është duke ndodhur dhe e rikuperimi ekonomik mund të fillojë të ngrihet plotësisht vetëm në fund të gushtit, ku një rikuperim të plot të aktivitetit ekonomik për vendet e BE-së pritet të jetë vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020.

Recesioni në Kosovë do të nxitet nga një rënie e konsiderueshme e kërkesës së brendshme dhe të huaj gjatë pandemisë. Rreziku kryesor për Kosovën është që një pandemi e zgjatur, si dhe një recesion më i thellë në Bashkimin Evropian, mund ta vështirësojë trajtimin e krizës ekonomike në zhvillim.

Nëse Evropa Perëndimore do të përballet me një rritje gjatë periudhës afatmesme, pritet gjithashtu që të reflektohet fuqishëm në Kosovë, sepse dërgesat e mërgimtareve do të ndalen të ulen në pjesën e dytë të vitit, dhe pas hapjes së kufijve nga vendet e Bashkimit Evropian ekziston mundësia e lëvizjes së mërgimtarëve në drejtim të Kosovës dhe kështu do të ketë një rimëkëmbje ekonomike në formë V, pasi aktiviteti ekonomik gradualisht kthehet në normale, por kjo gjithashtu varet nga gjatësia dhe intensiteti i krizës aktuale.

Në Kosovë dërgesat(remitancat) përbëjnë 12 % të vlerës së GDP-së, si dërgesa të regjistruara në sistemet bankare kurse shpenzimet e mërgimtarëve në drejtim të Kosovës gjatë qëndrimit të tyre arrin vlerën deri në 1 miliard Euro shpenzim, kështu në total nga dërgesat (remitancat) Kosova ka një hyrje vjetore përafërsisht 1.875 miliard Euro, kurse nga Banka qendrore e Kosovës pohojnë së ulje në dërgesat e vitit 2020 do te ketë rreth 14% nga ajo që Banka Botërore ka projeksionuar një ulje rreth 23% te dërgesave apo remitancave. Edhe me uljen e dërgesave për 14 % por me hapje te kufijve dhe lëvizje të mërgimtarëve në drejtim të Kosovës, kjo krizë nuk do të vërehej pasi që do të ndodhë shpenzimi i parasë nga mërgimtarët që shkon diku rreth 1 miliard euro sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

Dërgesat( remitancat) në pjesë të ndryshme të globit kanë qenë deri në 10 për qind të produktit të brendshëm bruto, në vendet si Guatemala dhe Senegal, 20 për qind në Honduras dhe 30 për qind në Haiti. Më e keqja mund të presë vende si Nepal, ku vlera e dërgesave është pothuajse një e treta e PBB-së dhe perspektivat e migrimit në vendet e pasura me naftë kan pasur goditje të dyfish nga rënia e çmimeve të naftës dhe rënia e dërgesave, skenar veçanërisht i errët. Menjëherë, zvogëlimi i dërgesave do të kthejë miliona njerëz përsëri në varfëri. Vetëm në Filipine, një rënie prej 20 për qind e remitancave do të hidhte rreth 380,000 njerëz në varfëri ekstreme, sipas vlerësimeve rigoroze të Dean Yang dhe Claudia Martinez. Në të gjithë botën, kjo pothuajse me siguri do të shtonte shumë miliona të papunë, sado e keqe të jetë, ai efekt i menjëhershëm i ngritjes së papunësisë por nëse dërgesat mund kthehen brenda vitit situata mund të ndryshojë. Shkurtimi i dërgesave nuk shkurton thjesht investimet e ngadalta dhe të qëndrueshme që i ndihmojnë njerëzit të lulëzojnë, ato gjithashtu pengojn aftësinë e familjeve për të menaxhuar krizat e papritura.

Në Filipine, ekonomit familjare te cilët kanë një anëtar të familjes i cili dërgon remitenca mund të kenë humbje afro 60 për qind, nëse ai anëtar i familjes ndalon së dërguari remitenca në drejtim te familjes, pohojnë ekonomistët Dean Yang dhe Hwa Jung Choi. Asnjë formë tjetër e sigurimit familjar pos remitencave nuk mund të evitojn varfërinë në ketë vend të varfër.

Sigurisht, kjo krizë është akoma në zhvillim dhe askush nuk e di saktësisht se sa do të ndryshojnë dërgesat e emigrantëve, dhe për sa kohë.

Ka shumë arsye për të qenë më optimist sesa parashikimet e Bankës Botërore. Më e rëndësishmja, ata parashikojnë një rënie prej 23 për qind për këtë vit në dollarë. Rënia e dërgesave në Kosovë sipas BQK-së do të jetë rreth 14% për vitin 2020, kjo përqindje edhe mund të rritet pasi që në tërë Evropën është një shpresë premtuese që pjesa e dytë e vitit mund të rritë dërgesat e mërgimtarëve bazuar në hapjen e hershme të Gjermanisë dhe Zvicrës, ku përqendrimi kryesor i diasporës kosovare është aty.
Avantazhi që kanë vendet fqinje si Maqedonia dhe Shqipëria, ato mund të manipulojnë me valutë me zhvlerësime siç ndodh në shumë vende në zhvillim. Për shembull, vlera e dollarit karshi pesosit meksikan ka rënë 20 për qind që nga fillimi i krizës. Kjo do të thotë që edhe 20 për qind dërgesa më të ulëta në dollarë do të kishin të njëjtën vlerë në pesos, që është ajo që u intereson më shumë marrësve( familjarëve) . Dhe fakti që dërgesat e remitencave janë “më të lira” në këtë kuptim duhet t’i bindë emigrantet të dërgojnë më shumë, kurse ky fenomen mund te ndodh me vendet fqinje të Kosovës pasi që kanë mundësi zhvlerësimi te monedhës vendore.

Të tjera