Lajme

Remenski: Shkarkimi i Zvërlevskit, brenda javës

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 15 August 2017

Nuk kanë fund replikat mes deputetëve të opozitës në debatin për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Nga shumica parlamentare thonë se nuk marrin pjesë në debat me qëllim që ta shkurtojnë procesin e stërzgjatur në mënyrë që të kalohet në temat tjera që, siç thonë, drejtpërdrejt prekin ekzistencën e qytetarëve.

“Ne presim që deri në fund të javës Marko Zvërlevski të shkarkohet nga Kuvendi i Maqedonisë. Ne heqim dorë nga replikat dhe debatet tona pikërisht për shkak të asaj që ishte temë e kësaj pres- konference, pra të kalohet në temat me prioritet për qytetarët e Maqedonisë, përkundër përpjekjes së opozitës dhe deputetëve të tyre që foltoren ta përdorin për gjithçka përveç për temën e diskutimit e ajo është shkarkimi i Marko Zvërlevskit dhe t’i stërzgjatin të gjitha pikat që vijojnë pas shkarkimit të tij”, ka thënë Frosina Remenski nga LSDM.

-Advertisement-

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë të gatshëm të heqin dorë nga diskutimet për Zvërlevskin vetëm nëse në rend të ditës vijnë ndryshimet në ligjin për prokurorë publik, në formën siç e ka propozuar LSDM-ja kur ajo ishte në opozitë. Në propozim parashihej që prokurori publik të zgjidhet me 2/3 e votave në Kuvend.

“Kjo është njëlloj garancie se prokurori i ardhshëm publik, jo ky, sepse ky gjithsesi që do të shkarkohet, ai që pason të zgjidhet në bazë të parimeve të njëlloj harmonizimi të vullneteve të këtij Kuvendi”, ka thënë Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Opozita akuzoi deputetët e shumicës se nxisin debatin për Zvërlevsklin me qëllim që t’i fshehin huamarrjet e përditshme pasi LSDM është në pushtet./Alsat M/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera