REL: Liderët e BE-së do t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 23 March 2023
Në Bruksel, të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për Marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.
Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.
Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër, të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën ftesë të dyja palëve që në mënyrë të përshtatshme dhe me mirëbesim të implementojnë obligimet e tyre përkatëse“, thuhet në këtë tekst.
Për këtë temë ishte diskutuar edhe më herët gjatë javës, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së.
Edhe atyre u kishte raportuar Josep Borrell. Ai e kishte quajtur si një “status quo të ri“ në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sigurojë kalimin nga një fazë e krizave, në një fazë të implementimit të marrëveshjes.
Shumë shtete të BE-së e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në Ohër, dhe kanë kërkuar që fokusi tani të drejtohet kah implementimi.
Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se disa shtete kanë ftuar që të ketë “kujdes të shtuar“ nga ana e BE-së në mënyrë që të sigurohet zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes dhe që të mos lejohet devijimi nga obligimet për asnjërën palë.
Në strukturat e BE-së pritet të nisin edhe procedurat që implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe formalisht në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, dhe në raportimin e një Komisioni të veçantë për normalizim për Kosovën.
Në BE kanë përsëritur se, ndonëse nuk është nënshkruar marrëveshja formalisht, për shkaqe ligjore, zbatimi i saj dhe i aneksit për implementim është detyrim për palët.
Të tjera
-
DASH pret që Serbia të luajë rolin e saj që autorët e sụlmit në Banjskë të japin përgjegjësi pa vonesa të mëtejme
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me d...
-
Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Lajçak “diskutim strategjik” me O’Brien dhe Kasanof për dialogun: Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ...
-
Pacolli takohet me presidentin e Togos: U përfol se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, epilogu do të jetë ndryshe
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Republikës së ...
-
Raportohet për një aksident të rëndë mes tre veturave në rrugën Drenas-Komoran
Një aksident i rëndë mes tre veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët ...
-
Policia e konfirmon djẹgien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin
Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes V...
-
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë euro dorëzani, tentoi të ikte nga Kosova
Është arrestuar Sinisha Nedeljkoviq, pasi tentoi të ikte nga Kosova, ku ditë ...
-
Policia përkujton Afrim Bunjakun, publikon pamje për jetën dhe veprën e tij
Janë bërë një vit prej se në fshatin Banjskë që Zveçanit ndodhi sulmi ter...
-
“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë ...
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...