Lajme

REL: Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 12 December 2024

Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë në datën 16 dhjetor.

Burime të Radios Evropa e Lirë në këtë prokurori konfirmojnë se ftesa ka të bëjë me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e Kurtit, Rozeta Hajdari.

Në këtë rast si i dyshuar u pati arrestuar edhe miku i Kurtit, afaristi Ridvan Muharremi, i cili më pas u lirua. Ai në tetor të këtij viti është intervistuar nga Prokuroria Speciale si i dyshuar.

-Advertisement-

Mbrëmë Prokuroria i ka dërguar thirrje Kurtit për t’u paraqitur për dëshmi më 16 dhjetor. Ai do të dëshmojë si dëshmitar.

Ai përgjatë ditës u pyet nga gazetarët lidhur me ftesën e Prokurorisë, por i njëjti refuzoi të përgjigjej duke thënë se është “me nxitim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera