Lajme

Rektori Naser Sahiti merr timonin e Universitet të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 01 October 2020

Universiteti i Prishtinës nga sot do të udhëhiqet nga rektori i ri, Naser Sahiti.

Pas mikpritjes në rektoratin e UP-së nga stafi i brendshëm i rektoratit, rektori Sahiti ka vizituar disa njësi akademike, ku i ka takuar dekanët e fakulteteve, të cilët po ashtu kanë nisur mandatin e tyre në menaxhimin e njësive akademike, shkruan Gazeta Infokus.

Sahiti në ditën e parë të tij të punës ka vizituar Fakultetin e Mjekësisë për të vazhduar me vizitat në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin Juridik.

-Advertisement-

“Përkundër sfidave, ne duhet të punojmë intensivisht për Universitetin e Prishtinës dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju e keni përkrahjen time të pakursyer që të punoni dhe të angazhoheni që të mos dëmtohet procesi mësimor, i cili po nis në rrethana jo të zakonshme,” theksoi Sahiti.

Ai nga data 1 tetor 2020, e mban pozitën e rektorit të UP-së ndërsa është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera