Fokus

Rektori i UP-së bashkëbisedon më studentë

Autori: Doresa Geci 14:54 | 19 April 2019

Kampusi i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të premten ishte vendtakim i rektorit, Marjan Dema dhe studentëve të tij.

Rreth 20 studentë të këtij Universiteti patën mundësi që për së afërmi të japin sugjerime  udhëheqësit të këtij institucionit rektorit Dema për ndryshimet që duhet bërë në kampusin e UP-së.

Në këtë takim rektori Dema njoftoi studentët për aktivitetet që do të zhvilloj UP-ja gjatë këtyre muajve, dhe kërkoi nga ata që të iu bashkëngjiten këtyre aktiviteteve, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Është një ndër takimet me të mira që kam në agjendën time,  përmes këtij takim pres që ju të jepni idetë e juaj. Ne së bashku më ju duhet të ndryshojmë dhe të evitojmë problemet të cilat i ka UP-ja”, tha Dema.

Gjithashtu edhe studentët dhanë idetë dhe sugjerimet e tyre se çfarë duhet të  ndryshuar në kampusin e UP-së.

Ndriçimi  i kampusit universitar, rritja e sigurisë si dhe ndryshimi i pamjes së objekteve të UP-së ishin vetëm disa nga kërkesat e studentëve të këtij Universiteti.

Përderisa studentët i dhanë sugjerimet e tyre, Dema pati një kërkesë për ta.

“Ju duhet të na ndihmoni të bëjmë ndryshime të cilat do të bëjnë që komuniteti të mburret me ne. Ne duhet ta bëjmë Kosovën jo një shtet që ikin,  por një shtet ku të  tjerët vijnë”, shtoi rektori Dema.

“Diskutim & Kafe me Rektorin” është aktivet të cilin Universiteti i Prishtinës e organizon çdo muaj, në të cilin studentët kanë mundësi të bisedojnë për tema të ndryshme.

Në këtë takim përveç rektorit Dema ishin prezent edhe prorektorja për financa Myrveta Badivuku, prorektorja për cilësi, Merita Berisha si dhe asistentja e rektori Blerta Dibrani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera