Rekrutimi i policëve në veri, testimit i janë nënshtrua 136 kandidatë
Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 21 February 2023
Derisa Kosova e Serbia pritet ta vazhdojnë dialogun, në planin e brendshëm Kosova po vazhdon me përpjekjet për zëvendësimin e serbëve që lëshuan Policinë e Kosovës në komunat veriore të vendit. Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbi 140 kandidatë janë paraqitur për t`u bërë pjesë e kësaj strukture, derisa ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se përfshirja e serbëve në institucione është e paalternativë.
136 kandidatë i janë nënshtruar të hënën testimit me shkrim në konkursin që ka hapur Policia e Kosovës për rekrutimin e policëve të rinj në veri të vendit. Ky numër nuk do të arrijë t’i mbulojë të gjitha vendet të cilat kanë mbetur të lira pas largimit të serbëve nga Policia në komunat veriore.
“Deri më tani ka pasur mbi 140 kandidatë të interesuar për aplikim nga komunitetet pakicë si serbë, boshnjakë, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë?, kanë thënë nga Policia e Kosovës, në një përgjigje për RTK-në.
Ndërsa për Radio Kosovën, ditë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë se ka vendosur për mbajtjen hapur të këtij konkursi, deri në plotësimin e të gjitha vendeve të lira.
Ndërsa ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se përfshirja e serbëve në institucione është e paalternativë.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se plotësimi i të gjitha vendeve të lira do të zgjasë për shkak të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi.
Por, Ibishi thotë se në rast të përsëritjes së një situate të ngjashme, Qeveria e Kosovës duhet ta ketë një plan të qartë se si do të veprojë, duke qenë më e rreptë në vendimet e saj.
Prej kohës kur zyrtarët policorë serbë dhanë dorëheqje nga katër komunat në veri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok… Policia e Kosovës ka dërguar atje zyrtarë të rendit nga rajone të tjera për t’i plotësuar vendet e zbrazëta.
Të tjera
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...
-
Albin Kurti: Nuk ka nevojë për koalicione, presim ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione p...
-
Kryeministri kanadez mund të japë dorëheqjen brenda disa ditësh
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mund të shpallë dorëheqjen e tij brenda ...
-
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjev...