Sport

Rekordet që Messi mund të thyej me Barcelonën në këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 23 September 2020

Edhe pse bëri rrëmujë të madhe pasi deklaroi që do të largohet nga Barcelona pas 20 vitesh, Lionel Messi në fund vendosi që të qëndroj, duke gëzuar kështu të gjithë tifozët blaugran, shkruan Gazeta inFokus.

Paris Saint German, Inter dhe Manchester City ishin klubet që u përfolën më së shumti që do të mund të transferonin yllin argjentinas, sidoqoftë ai vendosi të qëndroj tek klubi për të cilin dha gjithçka.

Sipas ‘Diario Sport’ gjatë këtij sezoni Messi ka gjasa të thyej edhe katër rekorde të reja në ‘Camp Nou’.

-Advertisement-

1.Lojtari me më së shumti paraqitje tek Barcelona

Messi deri më tani ka bërë 731 paraqitje me blaugranët, kurse rekordin e mban legjenda Xavi, me 767 të tilla.

2.Më së shumti gola të shënuara për një klub

Aktualisht këtë rekord e mban Pele, ai kishte shënuar 643 herë me klubin e tij, Santos. Kurse Messit i duhen vetëm edhe dhjetë gola për të thyer këtë rekord, deri sot ai ka shënuar 634 herë me fanellën e Barcelonës.

3.Më së shumti sezone të kaluara në një klub

Messi ka kaluar 16 sezone me Barcelonën, kurse rekord e mbajnë legjendat  Carles Rexach dhe Xavi, më 17 edicione të kaluara në ‘Camp Nou’.

4.Më së shumti trofe me një klub

Ryan Giggs e mban rekordin me më së shumti trofe të fituar me një klub, ai ka fituar 36 të tillë me Manchester United, kurse gjashtë herë fituesit të topit të artë i duhen vetëm edhe dy për ta barazuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera