Lajme

Rekorde infektimesh nga Omicron, zbulohet një tjetër variant i ri i COVID

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 09 January 2022

Me fillimin e këtij viti, varianti Omicron po thyen rekordet e infeksionit COVID-19 në të gjithë Evropën.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një lloj i ri varianti COVID është zbuluar së fundmi i quajtur deltacron.

Varianti është kombinim i Deltës me Omicron dhe është identifikuar në Qipro.

-Advertisement-

Kështu u shpreh Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros.

“Aktualisht ka bashkë-infeksione omicron dhe delta dhe ne gjetëm këtë lloj që është një kombinim i këtyre të dyjave”, tha Kostrikis.

Zbulimi u quajt “deltacron” për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me Omicronin brenda Deltës.

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 raste të tilla dhe analiza statistikore tregon se frekuenca relative e infeksionit të kombinuar është më e lartë tek pacientët e shtruar në spital për shkak të Covid-19 në krahasim me pacientët jo të shtruar në spital.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera