Rajoni dhe Bota

Rekord viktimash nga COVID-19 në Itali

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 03 December 2020

Në Itali u raportuan sot 993 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord i paarritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë në vend, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Po sipas të dhënave të MSH-së, numri i rasteve ditore arriti në 23 225.

Incidenca e personave të rinj që kanë rezultuar pozitivë me COVID është e qëndrueshme në 10,2%, e krahasuar me numrin e tamponëve të kryer në 24 orët e fundit, raporton ATSh.

-Advertisement-

Aktualisht, janë 3 597 pacientë në kujdes intensiv për COVID, 19 më pak se dje.

Të shtruarit në pavijone të zakonshëm janë 31 772, 682 më pak, të krahasuar me një ditë më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera