Rajoni dhe Bota

Rekord tjetër i zi në Itali, regjistrohen mbi 31,000 raste të reja

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 30 October 2020

Italia ka regjistruar 31,084 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit që është edhe shifra më e lartë e regjistruar qysh nga fillimi i pandemisë.

Ky është rekordi i dytë i zi që Italia shënoi brenda dy ditëve, pasi të enjten ishin konfirmuar 26,831 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka raportuar se gjatë 24 orëshit të fundit janë regjistruar edhe 199 vdekje të personave me COVID-19, që po ashtu shënon ka trend të rritjes nga një ditë më parë ku ishin shënuar 217 vdekje.

-Advertisement-

Deri tani në Itali kanë vdekur 38,321 persona me koronavirus që është edhe shifra e dytë më e lartë e vdekjeve në Europë, transmeton Klan Kosova.

Rajoni verior i Italisë, Lombardia, vazhdon të jetë vendi më së keqi i goditur nga pandemia ku vetëm të premten janë regjistruar 8960 raste të reja.

Javën e kaluar, kryeministri italian Giuseppe Conte ka vendosur masa të reja kufizuese për bizneset të cilat do të mbyllen në orë 18:00, derisa në mesin e masavë të tjera janë mbyllur palestrat sportive, kinematë dhe teatrot.

Conte ka ripërsëritur vazhdimisht se ai dëshiron që të shmangë një bllokim të ri kombëtar që do ta shkatërronte ekonominë edhe ashtu të brishtë, por ligji ju jep drejtuesve të 20 rajoneve të Italisë hapësirë që të vendosin kufizimet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera