Kulturë

Rekord ne ankand/ Veprat e Shekspirit, 10 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 15 October 2020

Një libër i rrallë i vitit 1623 që mblodhi për herë të parë veprat e William Shakespeare u shit në ankand për shumën rekord të 9.97 milion dollarëve.

Libri, një botim i parë, përmban 36 nga veprat e gjigantit të letërsisë dhe është vetëm nga gjashtë kopjet e njohura të tij që mbahen nga koleksionistë privatë. Një i tillë bleu dhe librin e nxjerrë në ankand nga shtëpia Christie`s në Neë York, i cili kapërceu dhe çmimit fillestar që ishte parashikuar tek 4 deri në 6 milionë dollarë.

Përmbledhja, e titulluar “Komeditë, Historitë dhe Tragjeditë” konsiderohet si vepra më e madhe letrare në gjuhën angleze. Ajo është rezultat i punës së dy miqve të shkrimtarit, John Heminge dhe Henry Condell dhe u botua shtatë vjet pas vdekjes së tij.

-Advertisement-

Libri përfshin 18 punë që nuk ishin publikuar më parë dhe mund të ishin zhdukur përgjithmonë, duke përfshirë këtu kryevepra si “Makbethi” e “Jul Cezari”. Ekspertë të Christie`s thonë se përmbledhja përbën të parën herë që veprat e Shekspirit janë organizuar në këtë mënyrë dhe praktikisht, ndihmoi të përvijohej statusi I tij në vitet që do të pasonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera