Rekord infektimesh nga Covid-19 në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 09 November 2021
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri iu bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 770 qytetarë, në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojw, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.
Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 770
Të shëruar në 24 orë 621
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3393
Testime totale 1,334,004
Raste pozitive 190,125
Raste të shëruara 178,998
Raste Aktive 8,157
Humbje jete 2,970
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,279
Fier 881
Shkodër 483
Vlorë 452
Durrës 406
Gjirokastër 384
Elbasan 342
Berat 335
Korçë 234
Lezhë 185
Kukës 92
Dibër 84
Të tjera
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...