Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut, 15 persona vdesin brenda ditës nga koronavorusi
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 02 July 2020
Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen Covid-19.
Me këtë shifër, që është më e larta brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 321.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e fundit janë regjistruar në: Shkup (8), Tetovë (2), Strugë (2), Gostivar (2) dhe Ohër (1).I NGJAJSHËM475 GJOBA PËR MOSMBAJTJEN E MASKAVE NË MAQEDONINË E VERIUTNë raport thuhet se të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.
Sa u përket të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 173 raste të reja.
Pavarësisht numrit të të infektuarve, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë thënë se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për t’u përballur me pandeminë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se “lufta” kundër Covid-19 do të ketë sukses vetëm nëse respektohen masat mbrojtëse.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik njoftuan të enjten edhe për 150 pacientë të shëruar nga Covid-19.
Numri më i madh i të shëruarve, apo gjithsej 105, u regjistrua në Shkup.Të dhënat i referohen testimit të 1,653 mostrave, që është numri më i lartë i testeve brenda 24 orëve.
Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 63,383 persona. /Rel
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...