Lajme

Rekord i zi! Izolimi nuk jep efekt, Franca shënon rritje galopante të numrit të të infektimeve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 16 October 2020

Franca ka shënuar një tjetër rekord negativ të infektimeve me Covid-19. Edhe pse Franca bëri izolim të pjesshëm në disa qytete numri i të infektuarve u rrit në mënyrë të frikshme.

Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 30 mijë e 621 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 22 mijë e 591 raste. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë masat shtrënguese janë absolutisht të nevojshme në mënyrë që të shpëtohen jetët e njerëzve.

Pas Francës edhe vende të tjera po e konsiderojnë një izolim të dytë, më të lehtë se ai i pari. Miliona personave në Europë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të reja shtrënguese në një moment kur kontinenti po përballet me një valë të dytë.

-Advertisement-

Nga e shtuna nuk do të lejohen festat dhe organizimet në ambiente të mbyllura në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar janë shpallur disa zona rreziku për Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera