Lajme

Rekord i të shëruarve me Covid-19 në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 19 November 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 807 raste pozitive.

Por krahas numrit të lartë të infektuarve me Covid-19, edhe rastet e të shëruarve është një numer i lartë, shkruan Gazeta inFokus.

E Kosova, sot ka thyer rekord me numrin e të shëruarve nga Covid-19.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera