Sport

Rekord i ri për gjeniun Leo Messi

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 24 September 2018

Lionel Messi ka thyer rekordin për më së shumti paraqitje në La Liga nga një lojtar jo spanjoll.

Messi regjistroi paraqitjen e 423 në La Liga në barazimin 2-2 të Barcelonës ndaj Gironas në “Camp Nou”, duke e shënuar edhe golin hapëse të këtij takimi.

Argjentinasi tani e ka tejkaluar ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Dani Alvesin, i cili kishte regjistruar plot 422 paraqitje në La Liga.

-Advertisement-

Messi ka shënuar më shumë se 380 gola dhe ka dhuruar mbi 160 asiste gjatë karrierës së tij 14-vjeçare në La Liga, të cilën e ka fituar nëntë herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera