Lajme

Rekord i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, MSH-ja publikon raportin e fundit me një orë vonesë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 26 January 2022

Ministria e Shëndetësisë me një orë vonesë ka publikuar raportin e fundit e të infektuarave me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 4.397 raste të reja me Covid-19, kurse nga ky virus nuk ka vdekur askush.

Po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar 607 persona nga koronavirusi.

-Advertisement-

“Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.

Në total numri i rasteve aktive është 25.458”, është bërë e ditur nga MSH-ja.

Kjo është hera e parë që në Kosovë janë infektuar 4.397 persona brenda 24 orëve prej fillimit të pandemisë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera