Lajme

Rekord droge në Brazil, kapet 1.3 tonë kokainë

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 02 March 2018

Policia braziliane ka njoftuar se ka kapur 1.3 tonë kokainë të pastër mbrëmjen e së enjtes. Lënda narkotike u gjet e fshehur në fund të dy kontenierëve në portin e Rio de Janeiros.

Nuk dihet ende origjina dhe destinacioni i ngarkesës, por mediat vendase raportojnë se kontenierët që transportonin ngarkesën e kokainës të vendosur në 48 çanta mbërritën Rio të mërkurën, 28 shkurt 2018.

Agjentët përdorën pajisje me rreze X dhe qentë antidrogë për të verifikuar nëse ka armë zjarri, municione apo drogë në dërgesat që ishin tranzit në port. Pas konfiskimit, hetimet kryhen nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve të Policisë Federale.

-Advertisement-

Sipas policisë braziliane, kjo ishte “një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në historinë e Rio de Janeiro” dhe është “kokainë e pastër” që po mbërrin në qytet.

“Droga ishte paketuar në pako dhe në qese të mbushura me vakum. Ne besojmë se është konfiskimi më i madh i kokainës në historinë e Rio de Janeiro dhe një nga më të mëdhatë në Brazil”, tha inspektori i policisë, Fabricio Oliveira.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera