Lajme

Rekord dasmash, qyteti kthehet në harem

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 07 August 2017

Regjistrohet rekord dasmash në qytetin e Elbasanit. E diela që sapo kaloi ka regjistruar rekordin e dasmave për këtë vit. Por nuk ka mbaruar. Sipas të dhënave edhe java që vjen pritet të jetë e mbushur plot me dasma.

Të gjitha lokalet në këtë qytet kanë qenë të prenotuara këtë javë. Lokalet tradicionale dhe të njohura për dasma kanë qenë të zëna gati një vit më parë pasi nuk kanë radhë. Por ka prej tyre që kanë zhvilluar dy e madje edhe tre dasma në një ditë. Edhe lokalet e dorës së dytë dhe më të vegjël kanë qenë të prenotuara.

Sipas burimeve të gjendjeve civile në Elbasan, gjatë kësaj jave janë regjistruar mesatarisht 400 çifte që kanë lidhur kurorë, pa përmendur këtu mjaft dasma të tjera të zhvilluara në fshatra.

-Advertisement-

Gushti, veçanërisht dy javë e para të tij është i mbushur me dasma çdo ditë. Kjo edhe për faktin se në këtë muaj martohen edhe mjaft emigrantë që kthehen me pushime në vendlindje.

Hareja e pafund, shpenzimet kolosale, birra dhe vera që derdhen lumë, videoklipet, makinat luksoze, fustane me çmime marramendëse etj janë disa nga detajet e këtyre dasmave. Por kur vjen fjala për hare, shqiptarët nuk kursejnë asgjë, edhe nëse punojnë gjatë gjithë jetës… F.Salliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera