Rekord botëror! Pothuajse 1 milion të infektuar me COVID-19 në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 05 January 2022
Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord botëror me pothuajse 1 milion të infektuar me koronavirus të raportuara të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters. Shifra është pothuajse sa dyfishi i arritur një javë më parë ndërsa varianti Omicron, tejet infektues, nuk tregon shenja ngadalësimi.
Numri i pacientëve të shtruar në spitale me COVID-19 është rritur gati 50% në javën e fundit dhe tani tejkalon shifrën prej 100,000 individësh, tregon një analizë e agjencisë së lajmeve Reuters, hera e parë që ky prag është arritur që nga dimrii një viti më parë.
Në përgjithësi, Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një mesatare ditore prej 486,000 rastesh gjatë javës së fundit, një normë që është dyfishuar në shtatë ditë dhe tejkalon çdo vend tjetër. 978,856 infeksionet e reja të raportuara të hënën përfshijnë disa raste nga e shtuna dhe e diela, kur shumë shtete nuk japin njoftime.
Numri mesatar i vdekjeve ditore në Shtetet e Bashkuara nga COVID-19 ka mbetur mjaft i qëndrueshëm gjatë gjithë dhjetorit dhe në fillim të janarit në rreth 1,300, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters. Varianti Omicron duket se transmetohet shumë më lehtë se sa mutacionet e mëparshme të virusit. Sipas vlerësimeve, varianti përbënte 95.4% të rasteve të koronavirusit të identifikuara në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari, njoftuan të martën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se provat e deritanishme sugjerojnë se varinati Omicron po shkakton pasoja më të lehta./VOA
Të tjera
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...