Rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk merren seriozisht nga institucionet
Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 13 April 2023
Rekomandimet e Avokatit të Popullit, për rastet e dhunës në familje dhe të dhunimit të 11 vjecares, nuk po merren seriozisht nga institucionet përgjegjëse.
Shkaku i mos-zbatimit të rekomandimeve, sipas shoqërisë civile, po vjen deri te përsëritja e rasteve të rënda.
Në 4 raporte të Avokatit të Popullit, për 3 vrasje që paraprakisht viktimat kishin raportuar dhunën në familje, e dhunimin e 11 vjecares, Policia e Kosovës, ka marr më së shumti rekomandime, si shkak i neglizhencës e dështimit gjatë trajtimit të tyre.
Për përmirësim të çasjes karshi këtyre rasteve, dhe për dhënie të llogarisë ndaj zyrtarëve që dështuan, Avokati i Popullit, ka nxjerr rekomandime për Këshillin Prokurorial e atë gjyqësor të Kosovës.
Nga Policia e Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje, derisa në Këshillin Gjyqësor e atë prokurorial kanë thënë se cdo herë rekomandimet e këtij institucioni janë marr parasysh.
Edhe KPK-ja ka thënë se raportin e fundit për 11 vjecaren është duke u trajtuar.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka pranuar raportet e Avokatit të Popullit sa u përket rasteve që keni përmendur dhe çdoherë iu ka përgjigjur AP-së lidhur me rekomandimet që kanë pasur të bëjnë me KPK-në. KPK-ja poashtu ka pranuar edhe raportin e fundit lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë dhe autoriteti kompetent është duke e trajtuar dhe Avokati i Popullit do t’i informohet me kohë. Autoriteti kompetent në kuadër të KPK-së, pas shpalljes së Aktgjykimit për rastin e Sebahate Morinës, ka ndërmarrë masat e nevojshme, duke bërë kërkesë për hapjen e procedurës disiplinore ndaj një prokurori”, thuhet në përgjigjen e KPK-së.
Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Anita Çavdarbasha – Korenica, rikujton obligimin e institucioneve për zbatimin e tyre.
“Është e rëndësishme shumë që rekomandimet e Avokatit të Popullit, të merren parasysh për arsye se këto rekomandime, parashihen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës në të cilën avokati i Popullit ka të drejtë të propozojë masa dhe rekomandime për institucionet”, ka deklaruar, Anita Çavdarbasha- Korenica – Zëvendëse e Avokatit të Popullit
E Arrita Rezniqit, hulumtuese në IKD, thotë se mos marrja parasysh e këtyre rekomandimeve, rrit edhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet përgjegjëse.
Dek: Arrita Rezniqi – Hulumtuese, IKD 02:22 02:44
“Rekomandimet që jepen të zbatohenn në praktikë, të merren seriozisht dhe pastaj të përmirësohet situata në trajtimin e këtyre rasteve në të ardhmen, e që fatkeqësisht kjo asnjëherë nuk ka ndodhur, dhe në vazhdimësi po kemi përsëritje të këtyre rasteve, po kemi dështim të institucioneve, të zingjirit institucional në trajtimin e këtyre rasteve dhe pasojat po i bartin qytetarët në vecanti grupet e ndjeshme”, ka thënë ajo.
Në raportin e fundit të publikuar nga Avokati i Popullit gjatë këtij muaji, është trajtuar rasti i dhunimit të 11 vjecares, 2 herë brenda pak mujash. Njëri nga 8 institucionet, që i është dhënë vërejtje është Qendra për Punë Sociale në Prishtinë.
“Ka edhe disa mangësi të veta ky raport, por sido që të jetë ne i kemi marr shumë seriozisht rekomandimet e avokatit te Popullit, sidomos kur bëhet fjalë me plotësimin e stafit, kjo është një e mete e kahmotshme, për qendrat për punë sociale, e kemi shqyrtuar këtë raport dhe e kemi diskutuar me kryetarin e komunës me zyrtarë për burime njerzore, dhe menjëherë kemi hapur konkurs edhe për 7 zyrtarë të rinj”, ka deklaruar Vebi Mujku – Drejtor i QPS-së, Prishtinë
Së voni, Këshilli Prokurorial, vetëm pas nxjerrjes së aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese, që konstatonte se Sebehate Morinës i ishte shkelur e drejta për jetë, ndërmori hapa duke nisur procedura disiplinore ndaj prokurorit të rastit.
Një konstatim të tillë, se institucionet kishin dështuar t’i ofronin siguri të ndjerës, avokati i Popullit e kishte nxjerrë në vitin 2021.
Por, në raportin e fundit të Avokatit të Populli, për vitin 2022, theksohet se vetëm 23% të institucioneve kanë zbatuar rekomandimet që janë dhënë, e rreth 70% janë ende në pritje.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...