Reka: Gjykata Speciale bëri bashkë ‘Krahun e luftës’
Autori: Gazeta inFokus
08:50 | 25 May 2017
Blerim Reka vlerëson se kryeministri i ri i Kosovës do të përballet me dy detyra të rënda: përballja me akuzat e para të Gjykatës Speciale dhe me Demarkacionin, por pa e injoruar këtu edhe formimin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka pranuar se vetë unifikimi i “Krahut të luftës” në një bllok koalicionues tregon sa ndikim ka pasur Gjykata Speciale, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, thotë se pavarësisht koalicioneve të mëdha parazgjedhore nuk do të ketë fitues absolut të zgjedhjeve më 11 qershor, me ç’rast do të ketë edhe negociata të gjata për formimin e qeverisë së re në vend.
Kështu ka deklaruar Reka gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se çelësi për formimin e qeverisë do të jetë tek lëvizja “Vetëvendosje”.
Megjithatë, sipas tij, kryeministri i ri kosovar do të përballet me dy detyra të rënda: përballja me akuzat e para të Gjykatës Speciale dhe me Demarkacionin pa e injoruar këtu edhe formimin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Cilido prej tre kandidatëve për kryeministër duhet ta dijë se presioni ndërkombëtar do të jetë edhe më i madh dhe atë për t’i dorëzuar të akuzuarit e parë në Hagë, për ta ratifikuar Demarkacionin me Malin e Zi dhe për ta zyrtarizuar krijimin e ‘Zajednicës’”, ka theksuar Reka.
Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka pranuar se vetë unifikimi i “Krahut të luftës” në një bllok koalicionues tregon sa ndikim ka pasur Gjykata Speciale në konfigurimet e brendshme politike në Kosovë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në zgjedhjet e mbajtura në Kosovën e pasluftës./zeri.info/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...





























