Lajme

Reja e Presidentit: Pse nuk kërkuat interpelancë kur u gjuajt Rugova

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 27 January 2018

Blerta Kllokoqi-Rugova, nuse e djalit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka reaguar për interpelancën, e cila u mbajt dje me nismën e LDK-së, për shkarkimin e zvkryeministrit Dardan Gashi.

Kllokoqi-Rugova, në një postim në Facebook,ka thënë se me Dardan Gashin duhet të merret Policia, Prokuroria e Gjykata.

Derisa ka kritikuar skenën politike për izolimin e qytetarëve, ajo ka pyetur se pse nuk u kërkua interpelancë për gjuajtjet me armë direkte në bashkëpunëtor të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

-Advertisement-

“Aty janë vrarë njerëz e nuk është gjuajtur me armë në ajër. E besa, pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë edhe për sulmet që janë bërë direkt ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Edhe aty është shtënë direkt në Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova…”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Për Kosovën shtet të pavarur e demokratik më e rrezikshme është dashuria që disa kanë treguar nëpër kohë për shtetin e flamurin jugosllav e janë rritur me atë dashuri sesa gjuajtja (e pakonfirmuar ende nga policia) me armë me gaz apo pa gaz në një aheng familjar gëzimi, ku dashuria e kontributi për Kosovën është e ngulitur në zemër e në shpirt dhe nuk paraqet rrezik për shtetësinë e Kosovës dhe nuk është vënë në pikpyetje për as edhe një moment.
Nuk e arsyetoj për asnjë moment një veprim të tillë. Por ka kush merret me të. Është policia, është prokuroria, është gjykata.
Nuk qëndron problemi te Dardan Gashi!
Problemi qëndron te degradimi i skenës politike. Atyre që ne si popull i kemi votuar. Populli ynë nuk lëviz lirshëm nëpër botë, shkojnë presin kolona e poshtërohen për viza që u lëshohen apo edhe u refuzohen, e deputetët tanë nuk e marrin seriozisht sepse secili posedon nënshtetësi të huaj apo të vendeve fqinje apo edhe vizë disa vjeçare schengen, dhe nuk mendojnë të ua lehtësojnë vuajtjet atyre që i votuan duke u mundësuar lëvizjen e lirë e duke ulur shkallën e papunësisë.
Legjislatura e kaluar me 89 deputetë nuk arriti të ratifikojë një demarkacion, me vizitat e insitimin e pandashëm të Ambasadorit të SHBA-së në grupe parlamentare, e mos të flasim për këtë sot.
P.S. Pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë për gjuajtjet me armë direktë në bashkëpuntor të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Aty janë vrarë njerëz e nuk është gjuajtur me armë në ajër. E besa, pse nuk kërkuat asnjëherë interpelancë edhe për sulmet që janë bërë direkt ndaj Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova?!? Edhe aty është shtënë direkt në Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera