Rozë

Reja e Nexhat Dacit do iu bëjë të qani me dedikimin për bashkëshortin e ndjerë

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 26 July 2020

Familja Daci ka arsye për të mos e dashtë më janarin e madje as borën.

Ishte muaji janar kur djali i vetëm i Nexhat Dacit, kishte shkuar për pushime e skijime në Brezovicë, por orteku i borës nuk e la ta kryente aventurën deri në fund

-Advertisement-

Natyrisht që vdekja e tij ishte humbje e madhe për familjen Daci, e sidomos për gruan e tij Meritën e dy djemtë e tij të cilët tani po rriten të vetëm me nënën.

Merita thuajse çdo ditë poston imazhe e përkujtime me bashkëshortin e ndjerë. Ngjashëm ka vepruar edhe sot duke i dedikuar fjalë përlotëse tek sa tregon se kanë kaluar 1 vit e gjysmë pa të.

“Arit tim,
Shpirt 18 muaj u bën pa ty, më mungon sot, sikur më mungove aq shumë dje, dhe si do mē mungosh nesër, e gjithë jetën.
Shpirt shumë e veshtirë me jetu pa ty, këta muaj, javë, ditë, orë, minuta e sekonda janë më të dhimbeshme se gjithçka.

Malli që ndjej nuk shkruhet me fjalë, kjo ndjenjë pikëllimi të mbush zemrën e mushëkritë e nuk më le të marr frymë………

Ari…Më prit atje… një ditë kur do vi do të të përqafoj aq shumë për të gjitha herat që nuk kam mundur. Deri atëhere, do jetoj me DASHURINË që ndam së bashku.

Të dua përjetësisht,”, ka shkruar reja e Nexhatit sipër imazhit familjar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera