Lajme

Reja e Ibrahim Rugovës mbështet Beqirin për kryetar të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 15 August 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka vendosur se me kënd do të kandidoj në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Partia, e cila kishte udhëhequr me kryeqytetin deri në vitin 2013, është në kërkim të një kandidati, i cili do ta sfidonte seriozisht Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

E, në debatin se kush duhet të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës është përfshire edhe familja Rugova.

-Advertisement-

Blerina Kllokoqi-Rugova, bashkëshortja e Ukë Rugovës, po e mbështet hapur kandidimin e Ismet Beqirit për kryetar të Prishtinës.

Madje, ajo ka përmendur disa arsye pse Beqiri duhet të jetë kandidat i LDK-së për të parin e kryeqytetit.

Shkrimi i plotë i Blerina Kllokoqit-Rugova:

Unë mendoj se kandidat për Prishtinën nga radhët e LDK-së do të jetë Ismet Beqiri. Ka dy arsye që mua më konfirmojnë këtë bindje në kokën time: 1. Pasi që shef i grupit parlamentar u zgjodh Abdullah Hoti, Ismeti mbeti pa detyrën që kishte deri më tani. Dhe mos harroni, Ismet Beqiri është kryetar i degës së Vranjevcit që njihet edhe si bastion i LDK-së, prej nga vjen një numër i konsiderueshēm i votave për LDK-në. 2. Dhe tjetra, pas zgjedhjeve të 11 Qershorit, duke parë pozicionimin e LVV në kryeqytet, zor që dikush tjeter merr guxim të kandidojë për Kryetar të Prishtinës, e sidomos jo ata që i frikësohen dështimit. Edhe Presidentët në SHBA mandatin e dytë zakonisht vetëm rikonfirmohen. Sido që të jetë, nuk ka mbetur edhe shumë deri kur LDK të zyrtarizojë kandidatin e saj për Kryetar të Prishtinës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera