Regjistruesit protestojnë para ASK-së, ankohen se nuk u respektua kontrata
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 01 July 2024
Dhjetëra regjistrues të angazhuar në procesin e regjistrimit të popullsisë, kanë protestuar të hënën para Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilët shprehën ankesat e tyre rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.
Ata pretendojnë që ASK-ja nuk e respektoi kontratën me ta, ndërsa përfaqësuesit e protestuesve zhvilluan edhe një takim me përfaqësuesit të ASK, të cilët ju premtuam se do të gjejnë zgjidhje për këtë çështje.
Përfaqësuesja e protestuesve, Lirie Aliu, ka thënë janë të pa kënaqur me pagë që u janë dalë dhe se sipas saj janë 200 regjistrues që kanë pasur problemin e tillë.
Ajo ka thënë se ne takim me përfaqësues të ASK-së u është premtuar se do të zgjidhin këtë problem, teksa kanë paralajmëruar edhe protesta tjera nëse nuk gjejnë zgjidhje.
“Arsyeja pse sot jemi këtu është se jemi të pakënaqur me pagat që na u janë servuar. Pas bisedës e sipër me Yll Shalën, erdhëm në një konkludim që është formuar një komision që kanë me u rishiku prej A deri në ZH të gjitha ankesat që janë bërë në rast se ka pasur diçka parregullsi në bazë të pagesave që është dashur që të bëhen. Na dhanë fjalën që shumë shpejt kanë me u shqyrtua ato dhe çka ka pasur gabime paret do të dalin në konto. Para dy dire është krijuar një grup i ankesave që ka arritur afër 200 që janë te pakënaqur, ka edhe të tjerë që ende nuk kanë marr informata”, ka thënë Aliu.
Ylli Shala menaxher i projektit të regjistrimit, ka thënë se në lidhje me këtë çështje është krijuar një komision i cili është duke i shqyrtuar të gjitha ankesat.
“E vërejta këtë pakënaqësi përmes mediave po menjëherë kemi intervenuar e kemi formuar komisionin i cili është duke i shqyrtuar të gjitha ankesat e regjistruesve dhe gjitha pagesat që janë bërë. E kemi edhe një pjesë të stafit që nuk është paguar, jemi në proces që sot ose nesër finalizohen edhe ato. Ne si ASK e kemi bërë një kontratë me regjistrues dhe mbrapa asaj kontrate qëndrojmë dhe çka do që del jemi të gatshme që me paguar pa kurrfarë problemi”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë ASK-ja sot ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.
Sipas njoftimit, meqenëse ASK-ja ka pranuar disa ankesa rreth mënyrës së pagesave, Komisioni do të merret me verifikimin në sistem të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.
“Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetësorëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta. Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë. Të gjitha ankesat mund të parashtrohen te Departamenti i Administratës së ASK-së në email: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...