Lajme

Regjistrohen deputetët e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 13 December 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputetët e PDK-së të legjislaturës së shtatë, janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës.

Para se të regjistrohej si deputet, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përshëndeti zyrtarët e Administratës së Kuvendit që po merren me procesin e regjistrimit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës sipas vendimit të presidentit Hashim Thaçi do të mbahet me 26 dhjetor.

-Advertisement-

PDK në këtë mandat do t’i ketë 24 deputetë dhe sipas deklarimeve të liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, PDK do të jetë opozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera