Regjistrimi pa gjoba i veturave, nuk ka afat të caktuar
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 13 January 2018
Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për heqjen e gjobave për shkak të vonesës të regjistrimit të automjeteve, vetëm në javën e parë të janarit janë regjistruar mbi 8 mijë automjete.
Udhëheqësi i sektorit për regjistrimin e automjeteve, Xhavit Gubetini thotë se ky vendim nuk ka ndonjë afat të caktuar, dhe sipas tij gjatë ditëve në vijim pritet që fluksi i qytetarëve të jetë edhe më i madh.
Ligji i ri për automjete precizon procedurat e regjistrimit bashkë me disa ndryshime që janë bërë në të. Një nga to është edhe vendimi për faljen e gjobave për shkak të vonesave me rastin e regjistrimit të automjeteve.
Udhëheqësi i Sektorit të Regjistrimit Xhavit Gubetini tha për Radio Kosovën se ky vendim është duke u zbatuar dhe se nuk është i kufizuar në kohë.
“ Të gjithë qytetarët të cilët kanë automjete të pa regjistruara që kanë mbetur një kohë të gjatë nuk paguajnë taksa dhe gjoba”, tha ai.
Gubetini sqaron se neni 44 i ligjit për automjete ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti dhe ndalon importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe se ato duhet të përmbushin standardin euro4. Ai shtoi se ndryshime ka edhe sa i përket procedurave me rastin e ndërrimit të pronarit të automjetit.
“Me rastet e ndërrimit të pronësisë më herët procedura ka qenë që ka qenë valide edhe kontrolli teknik edhe regjistrimi ,mirëpo tash me nenin 63 në rast shitblerjes së automjetit pronari i vjetër duhet ta ç’lajmëroj automjetin dhe pronari i ri duhet ta regjistroj atë duke paguar te gjitha taksat”, tha Gubetini.
Sa i përket këtyre procedurave të reja drejtuesit e automjeteve thonë se nuk kane pasur ndonjë problem gjatë regjistrimit apo ndërrimit të pronarit të makinës.
Mjetet që grumbullohen nga taksat e regjistrimit shkojnë në Buxhetin e vendit, ndërkaq ato për sigurim i marrin kompanitë e sigurimeve.
Fatos Krasniqi zyrtarë në Kompaninë Sigal thotë se sipas procedurave mjetet e mbetura të sigurimit i kthehen pronarit paraprak.
“Kur bëhet ndërrimi i pronarit të automjetit nëse ka afat sigurimi primi i mbetur i kthehet pronarit të vjetër që ka qenë në sigurim”, thotë ai.
Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, deri më tani ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...