Lajme

Regjistrimi i popullsisë, sot në Komisionin për Buxhet pritet të raportojnë Murati dhe ASK-ja

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 18 October 2023

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nga ora 13:30 do ta mbajë mbledhjen e radhës ku pritet raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni pritet që të raportojnë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë pritet të nisë më 1 nëntor, pasi i njëjti është shtyrë nga ana e Qeverisë së Kosovës në gusht të këtij viti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera