Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 30 September 2022
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit të ardhshëm. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku shefi i ekzekutivit, Albin Kurti deklaroi se do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.
Para kabinetit qeveritar ai ka propozuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të zgjas një muaj e gjysmë.
“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, ka njoftuar Kurti.
Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të bëhet vitin e kaluar, por më pas u shty për dy vjet. Kabineti qeveritar ka miratuar edhe rregulloren për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë. Kryeministri Albin Kurti theksoi se kjo projekt-rregullore do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës.
“Kjo projekt-rregullore do të përcaktojë do të përcaktojë, kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës të zyrtarëve publik si dhe mënyrën e shfrytëzimit të së drejtës së pushimit. Projekt-rregullorja gjithashtu përcakton edhe llojet e pushimeve dhe afatet për shfrytëzimin e tyre”, ka thënë Kurti.
E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shtoi se kjo projekt-rregullore përcakton llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre.
“Rregullorja përcakton në mënyrë të qartë llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre si dhe synon që të përcaktohen saktë rregullat e veçanta me qëllim të evitimit të problemeve të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të kësaj rregullore. Andaj duke marrë në konsideratë rëndësinë e çështjeve të lartpërmendura që i rregullon kjo projekt-rregullore kërkoj nga ju miratimin”, ka theksuar Sveçla.
Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ASK ka realizuar 65 produkte statistikore, 119 raporte statistikore të publikuara, 113 prej tyre janë realizuar në kohë duke përmbushur mbi 90 për qind të programit të hulumtimeve statistikore.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...