Lajme

Regjistrimet në universitete, ja çfarë ndodh me nënfazën e 3-të të raundit të parë

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 04 September 2017

Rreth 41% e maturantëve fitues, aplikantë për studentë janë regjistruar deri më tani në universitetet publike.

Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës ka njoftuar se deri   në nënfazën e 3-të të raundit të parë, në Universitetin e Tiranës janë regjistruar më pak se gjysma e aplikantëve fitues.

Ndërkohë bëhet e ditur se fakulteti ku numri i regjistrimeve është më i lartë  është  ai Drejtësisë  me rreth 68% të maturantëve fitues, i ndjekur nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 46%, ku në degën Gjeografi janë regjistruar 60% e aplikantëve fitues. Po ashtu  në  degën  për Gjuhë Spanjolle janë regjistruar 60%  e aplikantëve dhe në Gjuhën Frënge 57% e Gjuhë Letërsi me 46% .

-Advertisement-

Fakulteti i tretë ku numri i regjistrimeve është më i lartë deri më tani, është ai i Ekonomisë me 43% kryesisht në degët Informatike-Ekonomike ku janë regjistruar  55% e fituesve, e ndjekur nga dega e Financës me  53% të regjistruar, raporton “Scan”.

Procesi i regjistrimit në universitete vijon. 11 shtatori është afati i vënë në dispozicion për regjistrimin e maturantëve të shpallur fitues në raundin e parë për të vijuar studimet e larta. Kjo periudhë kohore do të jetë e ndarë në 7 faza 48 orëshe.

Ndërkohë që ministria e arsimit ka mundësuar  Portalin U-Albania që i siguron çdo maturanti akses për të ndjekur online në kohë reale ecurinë e procesit të shpalljes fitues në njërin apo disa prej programeve të studimit nga ato që ka përzgjedhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera