Kulturë

Regjisori Korab Lecaj merr çmim për regji në New York

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 01 September 2020

Regjisori i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer mbrëmë me çmimin special “OUTSTANDING ACHIEVEMENT IN DIRECTING” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet në New York tw Shteteve tw Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim regjisorit Lecaj i është ndarë për regjinë në filmin “Klithma”. Ky film ka qenë në garë me dhjetra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e New York-ut.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisoëve të njohur ndërkombëtar. Për mua dhe karrieren time si regjisor, çmimi “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj. Festivali International Filmmaker Festival of New York është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht.

-Advertisement-

Ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”.

Filmi është shpërblyer edhe në festivalet: -Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji) – Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi) – Best Screenplay – Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë) – Best Cinematography – Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera